Letra e Hahn,Basha: Ne e njohim
më mirë se ju 'qeverinë e drogës'

Letra e Hahn,Basha: Ne e njohim<br />më mirë se ju 'qeverinë e drogës'
Pas publikimit të letrës së Hahn ku shprehet se opozita e ka bojkotuar me qëllim zgjedhjet, ka reaguar dhe kryedemokrati Basha.

Në fjalën e tij nga çadra e opozitës Basha u shpreh se shqiptarët e njohin më mirë se europianët qeverinë e drogës dhe krimit. 
 
"Ju i dini më mirë se ndonjë evropian, ju shqiptarët europianë. Beteja jonë është beteja e drejtë për Shqipërinë, Europën, për vlerat elemtare pa të cilat nuk mund të ketë Europë e Shqipëri,” tha Basha

Teksa kanë mbetur dy ditë nga protesta së 13 maji, kryedemokrati Basha është shprehur se kjo protestë do të jetë një “referendum” kundër qeverisë. Basha ka bërë thirrje të gjithëve që t’i bashkohen protestës së opozitës sipas të cilit do të jetë paqësore ku asnjë qytetarë nuk duhet të frikësohet.

Ai thotë se nga kjo protestë duhet të trembet vetëm qeveria, sipas të cilit është e korruptuar. 
 
 “Ftoj të gjithë qytetarët në manifestin e 13 majit në orën 12:00 në këtë vend të lirisë, ku do të mbahet protesta më e madhe si një referendum kundër qeverisë.Kësaj i trembet republika e vjetër, e duhet t'i tremben nuk ka shtet të korruptuar t’i bëjë ballë dëshirës së qytetarëve për liri. Protesta do jetë paqësore, bdaj bashkohuni me mua, me familjen time dhe me fëmijët e mi. Do të jemi këtu. Ejani me zemrat e mbushura me një besim për të nesërmen që po vjen”, shprehet Basha. 

Basha: Çadra, vendi ku luftohet për vlerat europiane
Kryedemokrati Basha ka zgjedhur që t’i përgjigjet dhe ndërkombëtarëve apo kritikëve të cilët e kanë cilësuar protestën e opozitës si një bllokim për vendin në rrugën drejt BE.

Basha tha se çadra në të cilën po zhvillohet prej ditësh protesta e opozitës, është vendi që po lufton më së shumti për vlerat europiane.   
 
“Në asnjë cep të kontinentin europian nuk  luftohet kaq fuqishëm për vlerat e Europës së në këtë shesh të lirisë. Europa e vlerave është Europa e zgjedhjeve të lira. Pa zgjedhje të lira nuk kishte për të pasur zgjedhje të lira, Europa nuk ndëshkon të pafajshmin dhe ngre kriminelin. Është beteja për vlerat elementare pa të cilat nuk mund të ketë Europë. Teksa marshojmë të sigurt drejt të sigurt drejt BE ndjejmë mbi supet tona peshën e sfidës dhe përgjegjësisë me të cilën  përballemi", u shpreh Basha. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi