Letra e Hahn, Nikolla nga Kurbini:
Mesazh i qartë për opozitën

Letra e Hahn, Nikolla nga Kurbini:<br />Mesazh i qartë për opozitën
Partia Socialiste ka prezantuar në Kurbin ekipin e kandidateve për deputet që do të garojnë në për zgjedhjet e 18-qershorit në Qarkun e Lezhës.
 
Kryesuesja e listës në këtë qark ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se letra e dërguar nga komisioneri Johanes Hahn i cili dënon thirrje për bllokim është një mesazh i qartë për opozitën, ndaj sipas saj qytetaret duhet t’i bashkohen Partisë Socialiste për të vijuar me reformat e qeverisë Rama që kanë nisur 4 vite më parë.
 
“Më lejoni që të ndaj me ju paraprakisht një emocion të veçantë, që Brukseli dhe Europa i kanë dhënë zgjedhjeve duke kërkuar me vendosmëri qetësi dhe standarde”, tha Nikolla. 
 
Gjatë fjalës së tij kandidati për deputet Pjerin Ndreu ka thumbuar LSI-në, duke deklaruar se duhet t’ju tregojnë vendin me 18-qershor, ndërsa prefekti i Lezhës Eduart Ndecaj ka kërkuar mbështetje në këto zgjedhje me qëllim që vendi mos të kthehet pas në kohe.
 
“Le t’ju tregojnë vendim më 18 qershor. Partia Socialiste është e vetmja forcë që do e çojë vendin drejt Integrimit Europian”, u shpreh Ndreu.
 
“Votoni Partinë Socialiste ose në të kundërtën vëllezër e motra do kthehemi pas në kohë”, u shpreh Ndecaj . 
 
Në këtë mënyre ekipi i kandidateve të Partisë Socialiste në Qarkun e Lezhës po prezantohet në çdo zonë, duke kërkuar votëbesim e qytetareve në zgjedhjet e 18-qershorit.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi