Letra e Jackson dhe pasaporta e Houston , në ankand

Letra e Jackson dhe pasaporta e Houston , në ankand
Shtëpia e ankandeve, "Julianne", do të vendos në shitje sende që u përkisnin yjeve, që kanë ndërruar jetë. Ndër sendet e ofruara do të gjendet edhe letra emocionuese e mbretit të popit, Michael Jackson, pasaporta e Whitney Houston dhe gjëra të tjera. Pak para vdekjes tragjike, Michael Jackson i ka shkruar një letër ish-gruas së tij, Lisa Marie Presley, me të cilin ishte i martuar që nga viti 1994 deri në vitin 1996. "Unë me të vërtetë kam nevojë që të pushoj. Unë nuk kam fjetur thënë thjesht katër ditë. Duhet të jem larg nga telefoni dhe njerëzit e biznesit. Duhet së pari të kujdesem për shëndetin tim. Jam i çmendur pas teje", i kishte shkruar Michael, Lisas. Vlera e kësaj letre u vlerësua 1 200 dollarë. Në ankand do të gjendet gjithashtu edhe pasaporta e vjetër e Whitney Houston. Pasaporta e cila ka qenë e vlefshme që nga viti 1979 deri në vitin 1984, do të ketë një çmim fillestar prej 6 mijë dollarësh.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre