PARIS - Letra e gjetur nga hetuesit në 20 mars, shkruar nga drejtoresha e Fondit Monetar ndërkombëtar Christine Lagarde, drejtuar ish-presidentit Sarkozy ka krijuar skandal mediatik në Francë. Letra që niste me “I dashur Nikolas” tregon një Lagarde shumë të nënshtruar. “Jam pranë teje,-shprehet ajo,-për të të shërbyer ty dhe projekteve të tua për Francën.”
“Kam dhënë më të mirën edhe pse mund të kem dështuar dhe për këtë të kërkoj ndjesë”,-shkruan Lagarde në këtë letër drejtuar Sarkozy. Ajo shton më tej: “Më përdor për aq kohë sa të duhem, ty dhe veprës tënde. Nëse më përdor kam nevojë për ty si guidë dhe si mbështetje, pasi pa drejtimin tënd mund të jem e padobishme dhe mund të jem pak e besueshme.” Letra është gjetur në banesën e Lagard në Paris gjatë kontrollit kur ajo u përfshi në skandalin e Tapie – Kredit Liones me akuzat për shpërdorim detyre teksa ishte Ministre e Financave.
Edhe pse është pa datë letra mendohet se është shkruar në kohën kur Lagarde ishte Ministre Finance dhe Sarkozy president i Republikës. Në shtypin francez letra ka bërë shumë bujë duke ndezur dhe fantazinë e shumë lexuesve. Ka qenë prestigjozja franceze “Le Monde” që ka botuar e para përmbajtjen e letrës dhe që më pas është marrë dhe nga mediat e tjera.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com