Letra e Priftit për Ina Ramën
Prifti: RD shpif nga fillimi në fund

Letra e Priftit për Ina Ramën<br />Prifti: RD shpif nga fillimi në fund
Ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, ka reaguar ashpër ndaj një artikulli të publikuar nga Rilindja Demokratike, mbi përmbajtjen e një letre që Prifti i ka dërguar prokurores së përgjithme, Ina Ramës. Prifti është shprehur se është një shpifje dhe një artikull krejtësishtë i pavërtetë.

“Më vjen shumë keq për një shkrim te pavërtete dhe abuziv të gazetës Rilindja Demokratike botuar sot. Kjo gazete ka shpifur dhe mashtruar për çdo gjë qe ka shkruar, nga fillimi ne fund. Unë i kam shkruar Prokurores se Përgjithshme një letër tepër sekrete, për disa shqetësime personale lidhur me sigurinë time, për te cilën kërkova te hetohet. Kam marre telefonata dhe sms për dënim me vdekje dhe jam shumë i shqetësuar” ka qenë reagimi i Priftit.

Në artikullin e gazetës RD pretendohet se Dritan Prifti i është drejtuar me këto fjalë Ina Ramës në letren e tij:

“Për informacion, e dashura ime ka qenë ura lidhëse. Me të kam biseduar për paratë që të kam dhënë ty dhe drejtuesve të PS, por edhe për aspekte të tjera të jetës intime të disa personaliteteve”. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK