Letra e publikuar nga PD për burgjet
Balla:Trillim i fabrikuar nga PD 

Letra e publikuar nga PD për burgjet<br />Balla:Trillim i fabrikuar nga PD 
TIRANE - Partia Soclialiste e ka konsideruar si trillim, letrën e publikuar sot nga Partia Demokratike, për drejtorinë e burgjeve dhe puënsimet e bëra aty.

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se kjo letër është një gënjeshtër e radhës e PD-së e cila ka ngritur një departament të veçantë brenda saj për prodhimin e korrespondencave mes zyrtarëve të shtetit, emaileve apo edhe letrave.

Balla ka shtuar se, PD po gënjen e mashtron, për përfitime politike, që sipas Ballës, bëhet në kuadër të sloganit të PD-së “Shpif, shpif se në fund mbetet diçka” tha ai.

Letra e zëvëndës drejtorit të burgjeve, deklaroi Balla, është shtypur në një kompjuter në zyrat e PD-së çka tregon se sa poshtë ka rënë opozita, duke fabrikuar të tilla letra.

Sipas Ballës, kjo është papërgjegjshmëri dhe akt kriminal.


Deklaratë për media e deputetit Taulant Balla:
Po ju paraqesim këtu një email që Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani i dërgon ish Kryeministrit Sali Berisha, në të cilin zoti Ristani shpreh këtë konsiderate për Kryetarin aktual Lulzim Basha:

I dashur Doktor,

Protestat tona nuk arrijnë të mbledhin njerëz pasi Luli nuk frymëzon askënd. Prandaj në emër të gjithë të vjetërve në Partinë Demokratike të lutem të marrësh situatën në kontroll.

Është tejet e rëndësishme që në protestën e radhës të mbani edhe Ju një fjalë, që të paktën njerëzit e pranishëm në protestë, por edhe ne deputetët dhe drejtuesit e PD, të marrim pak kurajo dhe guxim.
Juaji përjetësisht,
Arben Ristani

Pavarësisht se kjo letër nuk është e vërtetë, e vërteta është se të gjithë në Shqup mendojnë kështu. Por këto janë punët e Shqupit, me të cilat ne as që duam të merremi.
Arsyeja përse e nxorëm këtë letër të sajuar është për t’i treguar publikut se sa e thjeshtë është të shkruash një trillim në kompjuter e ta printosh në një fletë të bardhë.
Por a është normale kjo?

A është normale të gënjesh e të mashtrosh shqiptarët kaq hapur, vetëm e vetëm për përfitime politike të një grushti njerëzish?

Imagjinoni sikur të gjithë të ishim njësoj si Luli, Saliu, Paloka e Ristani dhe çdo ditë të dilnim në media e të shpifnim, pa asnjë fakt, ose me fakte të fabrikuara si kjo letër e sotmja, dhe të hidhnim të gjithë baltë e të kriminalizonim njëri tjetrin.
Fatkeqësisht, Saliu dhe Luli kanë plotë 25 vjetë që vetëm këtë bëjnë. Shpifin e shpifin me shpresën se diçka do të mbetet.
Falsifikojnë dhe fabrikojnë fakte me shpresën e balta do të nxijë kundërshtarin. Por fatmirësisht, nuk jemi të gjithë njësoj.

Letra që zoti Ristani pretendon se është dërguar nga zv. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve tek Kryeministri është shpifja e radhës e Shqup.
Ajo letër nuk ekziston, por është shtypur në kompjuter në zyrat e Partisë Demokratike. Fatkeqësisht, në Shqup është krijuar një departament i veçantë i fabrikimit të dokumentave, letrave dhe emaileve. Kaq poshtë ka rënë opozita e sotme.

Ajo letër është po aq e vërtetë sa edhe kjo letra, që unë paraqita përpara jush sot. Dhe kjo është e turpshme.
Është i turpshëm niveli ku ka arritur Partia Demokratike. Të gënjeje dhe shpife, të fabrikojë letra të paqena dhe të falsifikojë korrespondenca mes zyrtarëve të lartë të shtetit, nuk është vetëm papërgjegjshmëri. Kjo është kriminale.


LETRA E TRITULLUAR E BALLES

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit