Letra e Ramës, Basha: Gati për
negociata, reforma sipas Venecias

Letra e Ramës, Basha: Gati për<br />negociata, reforma sipas Venecias
Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ndaj letrës së hapur që kryeministri bëri ndaj tij, për uljen në tryezën e bisedimeve dhe gjetjen e konsensusit për miratimin e Reformës, ku ka thënë se PD është e gatshme që të negociojë që sot, mjafton që Reforma të jetë sipas opinioneve të Venecias.

Basha në reagimin e tij, që u shpërnda pak minuta pas letrës së hapur së Rama i bëri, shton se, Rama duhet të autorizojë negociatorët e PSqë ti rikthehen negociatave për gjetjen e zgjidhjes.

Ja reagimi i plotë i Lulzim Bashës

Lëri letrat e hapura dhe shfaqjet publike. Reforma në drejtësi kërkon seriozitet dhe impenjim, jo tallje e as manovra politike. Propozimi ynë bazohet 100% tek rekomandimet e Venecias të cilat PD dhe PS i kanë pranuar si udhërrëfyesin e vetëm. Autorizo negociatorët e PS ti rikthehen negociatave për zgjidhje. Negociatorët e PD janë, sic e dini, të gatshëm qe sot.​

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)