Letra e socialistëve: Komisioni të 
ndërhyjë për 12 shkeljet në Statut
Letra Kom. te Garancive te Statutit

Letra e socialistëve: Komisioni të <br />ndërhyjë për 12 shkeljet në Statut<br />Letra Kom. te Garancive te Statutit
TIRANË - Një grup socialistësh, deputetë dhe figura që kanë kontriubuar ne Partinë Socialiste, kërkojnë interpretimin e Komisionit të Garancive Statutore për 12 shkelje të Statusit të PS-së, siç është kapërcimi i mandatit të kryetarit Rama nga 4 në 7 vjet dhe të  organeve të brendshme të PS-së, qendrore e lokale, nga 4 në 5 vjet.
 
Te udhehequr nga ish-presidenti Rexhep Meidani firmëtarete e kesaj letre jane Ben Blushi, Arta Dade, Mimoza Hafizi, Ndre Legisi, Petrit Ago, Mark Nikolli, Namik Kopliku, Marko Bello, Tritan Kalo, Suzana Hakrama dhe Maqo Lakrori. Nga firmëtarët e kësaj kërkese katër janë aktualisht deputetë. 

Kryesia e PS eshte thirrur vetem nje here nga kryetari
Përmes një letre dërguar kryetarit të Komisionit Alket Hyseni, anëtarët e Partisë Socialiste rendisin ndër shkelje faktin që kryesia e PS-së prej vitit 2013 nuk ka funksionuar si strukturë kolegjiale, sepse nuk rezulton të jetë thirrur nga Kryetari i Partisë. Deputetët theksojnë se nga vitit 2013 kryesia e PS është thirrur vetëm një herë nga kryetari i Partisë, i cili ka të drejtën eskluzive për thirrjen e saj.
 
Kryetari i PS mandat 7 vjecar, ka humbur legjitimitetin
Për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Socialiste mandati i të cilit ka kapërcyer në 7 vjet, socialistët kërkojnë interpretimin e Komisionit të Garancive për humbjen e legjitimititetit në ushtrimin e funksioneve të kryetarit në parti
 
Në letër thuhet se nuk i takon Kongresit të vendosë nëse do të mbahen zgjedhje për kryesocialistin, pasi detyra e tij është vetëm të administrojë kandidaturat dhe të caktojë datën e zgjedhjeve sipas parimit një anëtar një vote.
 
"Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 30 pikat 1/a, 1/b, 1/d, e pika 2 të Statutit të PS,  mbi kufizimin kohor të mandatit te Kryetarit të PS si dhe mbi legjitimitetin e ushtrimit të funksioneve të tij në Parti, përtej këtij mandati", - thuhet në letër.
 
Kongresi i PS dhe delegatet kane tejkaluar mandatin
Kongresi zgjedhor i PS-së i cili pritet të mblidhet në 19 mars, ka një mandat 4-vjecar, por atij i është tejkaluar afati ligjor në 5 vjet, pasi zgjedhjet e fundit për organin më të lartë vendimarrës të PS janë zhvilluar në vitin 2011. Kjo ka bërë që edhe mandati i delegatëve të tij të jetë nga 4 në 5 vjet.

Në letër kërkohet interpretimi i këtij komisioni për garantimin e të drejtës kushtetuese të cdo anëtari të PS-së për të zgjedhur, e për t'u zgjedhur në të gjitha organet drejtuese të partisë, përmes një procesi konkurimi transparent dhe të bazuar në kritere të njohura.
 
Nga 2013-a Asambleja eshte mbledhur vetem 1 here
"Asambleja Kombëtare e PS-së, organi që organizon punë dhe veprimtarinë e PS-së mes dy kongresesve, prej vitit 2013 është mbledhur vetëm një herë, gjë që ka sjellë si rrjedhojë, pengimin e ushtrimit të kompetencave të saj" - vijohet në letër.
 
Kryetaret e degeve tejkalim mandati ne 5 vjet
Edhe mandati 4-vjeçar i kryetarëve të PS-së në rrethe ka kapëcyer limitet duke u tejzgjatur në 5 vjet, që pas zhvillimit të zgjedhjeve të fundit në vitin 2011, ndaj socialistët kërkojnë që Komisioni i Garancive Statutore të ndërhyjë.

Sekretaret e PS edhe ne Keshillin e ministrave
Shumica e sekretarëve të PS-së - theksohet në letër - ushtrojnë njëkohësisht edhe funksionin kushtetutes të anëtarit të Këshillit të Ministrave. Ata kërkojnë interpretimin e Komisionit "për shkak të angazhimit të veçantë që kërkon ushtrimi i këtij funksioni kushtetutes, e ka  bërë të pamundur angazhimin e plotë dhe pa rezerva të tyre në funksionet partiake" 
 
Nuk jane raportuar shpenzimet dhe donacionet e PS
Një tjetër shkelje e statusit që socialistët radhisin në letër, është edhe mungesa e raportimit në Kryesi dhe në Asamble të shpenzimeve dhe donacioneve që ka përfituar Partia Socailiste nga individë apo nga kuotat e anëtarësisë së saj. Po ashtu - theksohet - se buxheti vjetor i PS nuk është miratuar në asnjë rast nga këto forume.
 
"Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 51 pikat 1 dhe 2 të Statutit të PS, mbi detyrimin e raportimit dhe të miratimit të burimeve financiare të PS si dhe të shpenzimeve të saj, prej në Kryesisë dhe Asamblesë Kombëtare të PS, që prej vitit 2013 e deri në ditën e kësaj kërkese", - thuhet në letrën ndërguar Hysenit. 

Edhe vete Komisioni i Garancive Statutore pa mandat!
Vlen të theksohet se në pavarësisht se kërkojnë ndërhyrjen e Komisionit të Garancive Statutore, socialsitët theksojnë se edhe vëtë këtij organi i ka mbaruar mandati 4-vjeçar. Anëtarët e këtij Komisioni zgjidhen nga Konkgresi i PS i cili gjithashtu ka tejkaluar mandatin.
 
"Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 32.3 të Statutit të PS në lidhje me mandatin 4 vjeçar të anëtarëve të Komisionit të Garancive Statutore (KGS), si dhe mbi legjitimitetin e ushtrimit të funksioneve të KGS, përtej këtij mandati. Kërkojmë që anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore në shqyrtimin e kësaj kërkese të respektojnë parimine shmangies së konfliktit të interesave", thuhet në letër.

Ndër shkeljet që kërkojnë interpretim, socialistët radhisin edhe ndryshimin e stemës së PS-së në fushatën për zgjedhjet e fundit parlamentare dhe vendore. 

Cfare eshte Komisioni i Garancive Statutore
Komisioni i Garancive Statutore është struktura përgjegjëse, që vendos për çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin dhe interpretimin e Statutit të Partisë, të vendimeve dhe rregulloreve të forumeve qëndrore të Partisë.
 
Këto shkelje sipas tyre "përbëjnë një rrezik për cënimin e marrëdhënies së çdo anëtari dhe përkrahësi të PS me Partinë, dhe me përfaqësuesit e saj, çka minon zgjerimin e ndikimit të saj në shtesat e gjera të popullsisë"

Firmëtarët e kërkesës
Rexhep Meidani
Tritan Kalo
Maqo Lakrori
Suzana Hakrama 
Petrit Ago
Ndre Legisi
Marko Bello
Mark Nikolli
Ben Blushi
Arta Dade
Mimoza Hafizi
Namik Kopliku

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike