Kjo është java e katërt e bojkotit dhe e protestave periodike për studentët e Mjekësisë të cilët kukojnë anulimin e ligjit për punësim të detyruar nga 2-5 vite për ta pas diplomimit.

Në protestën e radhës para Ministrisë së Arsimit studentët ishin më të pakët në numër. Studentët e vitit të parë janë të tërhequr nga bojkoti dhe kanë shkuar në mësim.

Me vezë dhe letra higjienike studentët e Mjekësisë të revoltuar kanë gjuajtur drejt dritareve të Ministrisë në kushtet e mosreagimit të saj.

Kërkojnë reflektim të ministres së arsimit Ogerta Manastirliu në të kundërt, protestat e tyre do të shkojnë drejt ngujimit në godinën ku zhvillojnë mësim.

Pjesë e protestës së studentëve ishte dhe  eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti, i cili deklaroi se mbështet kauzën e studentëve , pasi mendon se ajo është e drejtë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:33
Studentët e Mjekësisë në protestë, hedhin vezë drejt Ministrisë së Arsimit

 

Këtë pasdite, studentët e Mjekësisë janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit, ku po protestojnë kundër ligjit që i detyrojnë të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

Ata janë mbledhur para godinës së MAS-it dhe kanë hedhur drejt saj vezë shoqëruar me thirrjet e vazhdueshme kundër vendimit të qeverisë.