Gazeta Shekulli shkruan sot, duke iu referuar burimeve të policisë, se disa ditë më parë Ambasada e Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë ka bërë një denoncim zyrtar në zyrën e anti-terrorit duke thënë se një person ishte paraqitur në derën e saj dhe kishte hedhur disa letra kërcënuese. Së bashku me denoncimin përfaqësuesit e Ambasadës dorëzuan në polici edhe kopje të letrave si dhe pamjet filmike të personit. ( ne foto ambasadori rus Leonid Abramoviç)
(sg/shqiptarja.com)