Letra/ Kadare nuk do të jetë në
Gjirokastër për 80-vjetorin e tij
Shkrimtari nuk do të jetë në Gjirokastër për ceremonitë e organizuara me rastin e 80-vjetorit të tij. Ai i është drejtuar qytetit të tij të lindjes përmes një letre adresuar kryetares së bashkisë.
Shkrimtari nuk do të jetë në Gjirokastër për ceremonitë e organizuara me rastin e 80-vjetorit të tij. Ai i është drejtuar qytetit të tij të lindjes përmes një letre adresuar kryetares së bashkisë.
E nderuara zonja kryetare e Bashkisë së GjirokastrësNë pamundësi për të qenë midis jush për arsye që nuk varen prej meje, do të doja që, me anë të kësaj letre t’ju shprehja gjithë falenderimin tim, gjithë emocionin dhe, pse jo, mallëngjimin për ftesën tuaj të fisme, për të qenë pjesëmarrës në një ngjarje të gëzueshme, që lidhet me jetën time, më saktë, me shtatëmbëdhjetë vitet e para të saj.
Mendoj se jam i besueshëm në qoftë se do të them se jam përpjekur të ruaj marrëdhënie të përhershme me qytetin tim të lindjes, duke pasur bindjen në këtë rast, se ajo çfarë kam dashur t’i jap ka qenë gjithmonë më e paktë se ajo që më ka dhënë ai.
E dashur zonja Rami,
Ju drejtoni bashkinë e qytetit, që në adoleshencën time më ka pëlqyer ta quaj të çuditshëm. Me këtë cilësim, lidhej, me sa dukej, pamja e tij e pazakontë dhe ndërlikimet, që mendja ime s’i kapte dot.
Që një grua e re si ju, do të drejtonte një ditë qytetin me hije të rëndë mesjetare, kjo do të përbënte një nga befasitë e tij të radhës. Pa dashur të zgjatem, do të shtoja se këto befasi ngjanin shpesh të vështira, por ato sillnin me vete fat.
Duke ju uruar gjithë të mirat dhe duke përshëndetur nëpërmjet jush gjithë bashkëqytetarët e mi, ju përqafoj.
Ismail Kadare
Paris, 25 janar 2016
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
34%
-
Opozitës
10.7%
-
Qytetarëve
55.3%
Vota total: 6813
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paralajmërimi i mediave amerikane: Pas furnizimit nga Rusia, Irani lëviz raketat dhe bëhet gati për sulm ndaj Izraelit
6 Gusht, 10:05
-
Stuhia Debby godet Floridën, 4 persona humbin jetën! Përmbytje masive dhe ndërprerje e energjisë elektrike
6 Gusht, 09:54
-
Shkodër/ Megaoperacioni 'Territor i pastër', agjësohen 2944 bimë kanabis! Në kërkim autorët
6 Gusht, 09:42
-
Tabaku thirrje qeverisë: Profesionistëve të lirë u është marrë një taksë e padrejtë që duhet t’ia riktheni
6 Gusht, 09:37
-
Paris 2024/ Parandalohet skandali në Lojërat Olimpike, gjyqtarët ndryshojnë vendimin dhe i kthejnë medaljen atletes keniane
6 Gusht, 09:29
-
Eduard Zaloshnja: Tavo më përfaqësues se sa Goro
6 Gusht, 09:19
-
Edhe Lefter Maliqi i zhgënjyer nga lidershipi i Berishës pas humbjes: Boll me fjalë, Himara pësimi i radhës! Ndiqni patronazhistët
6 Gusht, 09:16
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 30- vjeçari! Iu gjet drogë e dokumente false
6 Gusht, 09:16
-
Tensionet në Lindjen e Mesme, Izraeli nuk përjashton mundësinë e sulmit nga Irani, ministri izraelit i Mbrojtjes: Jemi përgatitur për gjithçka
6 Gusht, 09:10
-
Koncerti 'Shtigjet e dashurisë', Inva Mula, Genc Tukiçi dhe Olen Cesari performojnë në kalanë e Porto Palermos
6 Gusht, 09:04
-
Paris 2024/ Kina zbret SHBA-në në vendin e dytë, situata me medaljet Olimpike
6 Gusht, 09:01
-
Krim i rëndë në Konispol, burri vret gruan me sëpatë! Djali e shtyn nga shkallët pas sherrit, vdes dhe 69-vjeçari, arrestohet 40-vjeçari (EMRAT)
6 Gusht, 08:47