Nëpërmjet një statusi në Facebook, deputeti demokrat, Edi Paloka shkruan se një letër të tillë e kanë marrë edhe një pjesë e të inkriminuarve të tjerë të Ramës kur kanë qenë të dënuar jo thjeshtë të hetuar.
“Ky Tahir Habili duhet të pyes Ramës( se kështu sqarohet dhe publiku) Pse e largoi këtë ministër? Pse me gjithë se ishte ‘ministri më i suksesshëm’ dhe me gjithë ‘suksesin’ në zgjedhje, nuk e vuri më në listën e ministrave”, shkruan Paloka.
Statusi i plotë i Palokës:
Nga keto letrat qe po tund Tahiri, moren dhe Roshi i Kavajes dhe nje pjese e te inkriminuarve te tjere te Rames, madje edhe kur kishin qene te denuar e jo thjesht te hetuar...
Ky, Tahir Habilaj , duhet te pyesi Ramen ( se keshtu sqarohet dhe publiku);
Pse e largoi nga minister?
Pse me gjithe se ishte “ministri me i suksesshem “ dhe me gjithe “suksesin” ne zgjedhje , nuk e vuri me ne listen e ministrave?
Pse e perjashtoi nga grupi parlamentar ?
Rama di ndonje gje me shume apo nuk di asgje per kete ceshtje?
Shume shpejt shqiptaret do marrin me shume se keto pergjigje pavarsisht ka apo jo vullnet Rama ta bej nje gje te tille.










