TIRANË - Një javë më parë, kreu i komisionit të Sigurisë Spartak Braho sinjalizoi institucionet zyrtare për rrezikun e destabilitetit në vend, duke shigjetuar për këtë deputetin socialist Doshi dhe ish-ministrin e LSI, Dritan Prifti. Dy ditë pas takimit të drejtuesve të dy forcave politike bashkëqeverisëse, Braho qartëson se situata është e qetë.
....
Pas takimit të së shtunës kokë më kokë të kryeministrit Rama me aleatin e tij Ilir Meta, kreu i komisionit parlamentar të Sigurisë Spartak Braho, deklaron se destabiliteti politik po qetësohet.
“Ka filluar të qetësohet destabilizimi”, -tha shkurtimisht Braho.
Në lidhje me zhvillimin e hetimeve mbi akuzat e ngritura nga deputeti i LSI-së, kryeprokurori Llala deklaroi se do të përgjigjej në një moment tjetër.
“Sot jemi mbledhur për një çështje të rëndësishme a me kupton apo jo është ditë feste për këtë do të përgjigjemi ditë tjetër”, - tha Llalla.
/Shqiptarja.com

VIDEO