EGJIPT - Një letër e shkruar nga një djalë 21-vjeçar, që për fatin e tij të keq u vra me thikë nga një manifestues në trazirat e Egjiptit, ka prekur të gjithë popullin e SHBA-së. Andrew Pochert, me origjinë amerikane, jetonte në Aleksandri ku u jepte mësim edhe në gjuhën angleze, fëmijëve të vegjël egjiptianë.

Historia e tij ka emocionuar amerikanët, pasi gazeta prestigjoze “The Washington Post” publikoi një letër të Andrews dërguar një djali 12- vjeçar, për të cilin ishte kujdesur në një kamp veror.


Letra e AndrewNë këtë letër, ai shpjegon arsyet e qëndrimit të tij në Egjipt, pasionin, interesin për vendet arabe si dhe për të mësuar nga afër ndryshimet e mëdha që shteti gjigand i Lindjes po përjetonte.

Më pas, ai e fton shokun e tij të vogël, Justin, që të mos humbasë asnjëherë kuriozitetin dhe të dojë gjithmonë të tjerët dhe të besojë gjithmonë në veten e tij. Ajo që mund të thuhet është se letra ishte një leksion jete në 30 rreshta, që vështirë se mund të harrohet.

Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)