Letra/ Rama kërkon takim me
Lulzim Bashën nesër në ora 11
PDF/Letra e Ramës dërguar Bashës

Letra/ Rama kërkon takim me<br />Lulzim Bashën nesër në ora 11<br />PDF/Letra e Ramës dërguar Bashës
E shtuna në orën 11 është përcaktuar si një ditë e përshtatshme nga kryeministri për të takuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Ftesa e artikuluar publikisht në media ka marrë një format zyrtar ku përcaktohet data, ora dhe vendi I mundshëm I këtij takimi.
 
Rama ka autorizuar Vali Bizhgën, drejtoreshën e kabinetit te kryeministrit e cila nëprmjet një letre drejtuar homologes ne kabinetin e PD-së, Greta Deljani kërkon kordinimine axhendave mes 2 liderve. “Kryeministri është i gatshëm të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike që nesër në orën 11:00. Zoti Basha është sigurisht i mirëpritur të caktojë orën e takimit në çdo rast.
 
Duke qenë se vendi i takimit është lënë në zgjedhjen e Kryeministrit, ai mund të zhvillohet në Sallën e Hartave, në godinën e Këshillit të Ministrave. “-thuhet në letrën drejtuar PD-së, ku saktësohet dhe formati që do të ketë kjo tryezë ku do të diskutohet për 2 reformat kryesore, atë në drejtësi dhe zgjedhore dhe çdo çështje tjetër me rëndësi dhe interes të përbashkët.“Kryeministri do të jetë i shoqëruar nga Kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën në Drejtësi, Z. Fatmir Xhafaj, si edhe nga Kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, Z. Bashkim Fino.
 
Zoti Basha është mëse i mirëpritur të vijë i shoqëruar sipas dëshirës së tij” thuhet në letër. Ndërkaq nga partia demokratike konfirmohet se kryetari I saj do të niset që këtë të premte në Luksenburg, ku do të qendrojë për 3 ditë, në një aktivitet të programuar që më herët të PPE-së. Në këtë mënyrë rrezohet automatiksiht mundësia e takimit në fundjavë , ndërkohë pritet dhe reagimi i Lulzim Bashës.


letra


Në takim pritet të marrë pjesë edhe Fatmir Xhafaj dhe Bashkim Fino 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv