Report Tv ka siguruar një letër-përgjigje të Petrit Vasilit, në kohën kur drejtonte Ministrinë e Drejtësisë, ndaj një anëtari të këshillit bashkiak Fier, ku ky i fundit përmes një peticioni drejtuar autoriteteve më të larta shtetërore kërkonte ndërprerjen e menjëhershme të punimeve për ndërtimin e impiantit të përpunimit dhe djegies së mbetjeve urbane në Qarkun e Fierit, në afërsi të fshatrave Verri, Vajkan dhe Kallm. Siç shihet në letër, edhe në atë kohë, Vasili si ministër Drejtësie e kundërshtonte impiantin e djegies së plehrave.
“Kryeministri mashtroi paturpesisht banoret e Verrise per inceneratorin e plehrave. Nuk besoj qe ka ndonje shqiptar, qe e beson më kryeministrin dhe te tijte kur premtojne. Deviza e kryeministrit eshte: "Mashtrojini njerezit, boll që t'u merrni voten dhe pastaj me kalimin e viteve cdo gje harrohet dhe vemi i mashtrojme prape"
Kete gje kane bere me inceneratorin e plehrave ne Verri te Fierit duke i mashtruar banoret e duke i garantuar se kryeministri mashtrues nuk do ta instalonte inceneratorin pa pelqimin e banoreve. Harruan banoret qe per shendetin e banoreve, qe rrezikohet seriozisht, kryeministrit nuk i behet vone fare; per ate ka rendesi qe paraja te eci. Lexojeni vete cfare shkruante kryetari i bashkise se Fierit duke genjyer pa u skuqur e pa u zverdhur fare:
“Sot mora garancinë e plotë nga kryeministri Edi Rama, që pa pëlqimin e banorëve të zonës (Verri, Kallm i Madh, Kallm i Vogël), as që bëhet fjalë të fillojë ndërtimin i impiantit të mbetjeve urbane, pavarësisht procedurave që janë ndjekur nga Ministritë deri tani." Kjo është Rilindja! Kjo është Shqipëria që duam! #ShtetPunëMirëqenie” -shkruante Subashi në prill të 2017-ës.”, shkruan Vasili.
Report Tv iu sjell më poshtë letrën e Vasilit, kur ishte ministër, i cili tregon pse nuk duhet bërë inceneratori.
d.c./shqiptarja.com












