Letra/ Veliaj i drejtohet socialistëve
si votues: Bashkë shpëtojmë Tiranën

Letra/ Veliaj i drejtohet socialistëve<br />si votues: Bashkë shpëtojmë Tiranën
TIRANE - Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj, nëpërmjet një letre dërguar socialistëve të kryeqytetit kërkon bashkëpunim për të shpëtuar nga keqqeverisja që ka bërë Lulzim Basha. Pas takimeve intensive që ka zhvilluar me figurat kryesore të Partisë Socialiste, Veliaj ka vendosur që nëpërmjet një letre të personalizuar t’i drejtohet çdo socialisti me të drejtë vote në Bashkinë e Tiranës. Kandidati i mazhorancës fton socialistët të bëhen promotorë të ndryshimit që do të ndodhë më 21 qershor. Veliaj që në fillim shpreh vlerësimin e tij për kandidimin që mazhoranca dhe PS i ka bërë atij për Bashkinë më të madhe në vend, ndërkohë që beson se kjo është një garë që do të ftohet.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos