Letrat e falënderimit të Donald Lu,
ironizon Murrizi:U emocionova

Letrat e falënderimit të Donald Lu,<br />ironizon Murrizi:U emocionova
Përmes një statusi në ‘Facebook’ deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi ka ironzuar ambasadorin amerikan Donald Lu i cili një ditë më parë u dërgoi letra falënderuese ish ministreve Mimi Kodheli dhe Eglantina Gjermeni.

Në një postim ironik në rrjetin social facebook ai shprehet se priste që sot ambasadori të falënderonte Edin, Mozin,Mirin,Ditën e arsimit,
 
 Postimi i Myslym Murrizit:
 
U ” emocionova” shume nga letra falenderuese e z Lu për Tinën dhe Mimin!!!!!!!!!!
 
Sot po prisja që të falenderonte Edin, Mozin, Mirin, Damin, Diten e arsimit dhe Benin me Blendin.
 
Por ndoshta këto i ka falenderuar me telefon, meqënese shkrin fare ministrinë e Tinës së dashur, dhe shkarkuan Mimin , që ja ” bëri” rrup sup Greqisë.
 
Ishalla nuk harron pa falenderuar dhe Mirin e parë të rendit, dhe aman të keqen se po e përjeton shum keq mos falenderimin Beqaj!!!!!!
 
Sa për Gerten e shendetësisë, mos u harxho z Ambasador, se atë e ka merak Rama vetë.
 
Për Lela Kumbaron, po ke falenderuar Edin i ke kryer të dy se kushërinj janë, dhe të mirkupton Ajo, pa merak.
 
Kur ta gjesh kohen z Ambasador, futi dhe një te falenderuar edhe dy Mondave të LSI, se edhe ata të ” shkrete”, u shqyen këto katër vite që ikën, sa në një tender, në një tjetër.
 
Këta të policisë që kanë 3 vjet që u ” torturuan”, duke mbjellë, ruajtur, korrur, transportuar, dhe shitur HASHASH, lëri fare se në fund të fundit, DETYREN kanë bërë!!!!!!!!
 
Megjithese edhe keta”shejtaner” kanë futur në burg plot fukarenj që nuk paguanin dritat, ujin, që rregullonin dyer e dritare pa leje, dhe këtë javën e fundit , janë hedhur në ” AKSION” të madh bile!!!!!!
 
Një pyetje kam, sepse nga kjo puna e ” diplomacisë”, nuk ja qëlloj fare?????
 
Ore në këto vendet e tjera ish komuniste, kush i falenderon ministrat që vjedhin me tendera, që grabisin me koçensionet, që trafikojnë drogën, që përzenë në azil qindra minjëra qytetarë të vendeve të TYRE????????
 
Apo nuk ka vend tjetër ish komunist, që të jetë në këtë lloj DEREXHEJE si SHQIPERIA, dhe nuk kanë ” shumë” nevonje për falenderime ATA??????"
shkruan Murrizi.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Milani 'pa frena', mund Barcelonën në miqësoren me katër gola

VIDEO/ Milani 'pa frena', mund Barcelonën në miqësoren me katër gola