Letrat me vlerë, bie interesi
i bonove të thesarit

Letrat me vlerë, bie interesi<br />i bonove të thesarit
TIRANE- Ashtu sikurse ishte parashikuar edhe nga specialistët e fushës, në ankandin e fundit të letrave me vlerë të qeverisë është shënuar një normë më e ulët interesi, krahasuar me ankandet e mëparshme, ku ishte vërejtur tendencë e kundërt. Interesat e bonove të thesarit pësuan rënie në ankandin e djeshëm, duke ju përgjigjur pritshmërive, pas uljes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë. Bonot me afat maturimi 12-mujor u emetuan me një normë mesatare të ponderuar interesi prej 7.01%, nga 7.11% në ankandin e mëparshëm. Ndërsa bonot me afat maturimi 3-mujor u emetuan me një normë mesatare të ponderuar interesi prej 5.08%, nga 5.15% që kishte qënë në ankandin paraardhës. Vlera totale e borxhit të marrë nga qeveria shqiptare në të dy ankandet ishte rreth 15.6 miliardë lekë. Në fakt, të dhënat historike kanë treguar se qysh në ankandin e parë pas ndryshimit të normës bazë, interesat e bonove lëvizin në të njëjtin kah. Pas dy vendimeve të njëpasnjëshme të Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit, një situatë e tillë ishte e pritshme. Interesi më i ulët i bonove nënkupton një kosto më të ulët të borxhit publik, por gjithashtu edhe një çmim më të lirë të borxhit në lekë të sektorit privat. Kreditë afatgjata në lekë përgjithësisht kuotohen mbi bazën e interesit të bonove, mbi të cilin shtohet ehde një marzh interesi fiks. Ulja e interesit të bonove ul automatikisht interesin total të kredisë.
Tregu i letrave me vlerë ka rezultuar stabël në 4-5 vitet e fundit dhe shumë pak i ndikuar nga efektet negative të tregjeve financiare ndërkombëtare, kryesisht për shkak të shkallës së ulët të integrimit të tregjeve kombëtare në ato ndërkombëtare. Për shkak të implementimit të një politike më relaksuese monetare, dmth ulje normave bazë të interesit nga niveli 6.25% në janar të 2008-ës deri në 4.5% në janar të 2012-ës, edhe trendi i normave të interesit për huamarrjen publike në ankandet e bonove dhe obligacioneve qeveritare ka ndjekur një trend të lehtë ulës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset