Nga Kryeministria duke folur për platformën e bashkëqeverisjes me njerëzit, Rama u shpreh se as godina më e rëndësishme e institucionit shqiptar nuk ka arritur  t’u japë njerëzve përgjigje për mijëra e mijëra ankesa.

“Ajo çka nuk ka funksionuar në gjithë këtë histori, duke nisur nga kjo godinë është kjo që nuk është arritur që as godina më e rëndësishme e institucionit shqiptar t’u japë njerëzve përgjigje për mijëra e mijëra ankesa.

Procesi ka qenë i ndërtuar pa pikë në fund. Shumë njerëz çojnë ankesa, por njerëzit duan përgjigje. Përgjegjës për cdo ankesë janë ministrat, jo zyra e marrëdhënieve me publikun” deklaroi ai. 

dy.b/shqiptarja.com