Leucemia dhe ilaçet e rimbursueshme

Leucemia dhe ilaçet e rimbursueshme
Çfarë është Leucemia?
Leucemi kronike është një sëmundje gjaku, gjatë së cilës trupi i njeriut prodhon qeliza të bardha jonormale ose kanceroze të cilat janë të paafta të kryejnë funksionin e tyre normal. Është një lloj kanceri i gjakut me zhvillim të ngadaltë, i cili mund të vazhdojë në disa vite, por në disa raste mund të progresojë shumë më shpejt. Kjo zgjatje në kohë i jep mundësinë pacientët ta diagnostikojnë atë herët, të zgjasin jetën e tyre si dhe të përmirësojnë cilësinë e saj. Zbulimi i herët i leucemisë bëhet vetëm nëpërmjet një analize të thjeshtë gjaku.

Çfarë ka ndodhur me listën e barnave me rimbursim?

Në fakt ISKSH, pasi merr propozimet për medikamentet e reja që duhet të shtohen, hiqen apo zëvendësohen nga shefat e QSUT-së, miratoi një listë të re me 26 medikamente shtesë. Por kjo listë u kthye mbrapsht nga qeveria, pasi ISKSH kërkoi edhe 750 milionë lekë të reja shtesë.

 Po më pas çfarë ndodhi?

Atëherë nga lista u hoqën të gjithë medikamentet e reja që ishin parashikuar të futeshin dhe u dërgua sërish për miratim në qeveri. Kjo listë e dytë u miratua, pa asnjë lekë shtesë nga ata që kishte parashikuar buxheti i shtetit dhe hyri në fuqi më 1 gusht.

Ku qëndron problemi?

Shoqatat e pacientëve ankohen se nëse në këtë listë do të ishin futur medikamente të reja, ata do të shpëtonin jetë njerëzish, por kjo nuk është bërë vetëm për shkak të mungesës së këshilltarëve të mirë të atyre që kanë të drejtë të hedhin firmën.

Pse e thonë ketë gjë?

Sipas tyre medikamenti i ri që është më efikas, ka të njëjtën vlerë me atë që përdoret aktualisht.

(ek/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë