Bajerni i Mynihut ka prezantuar lojtarin më të ri për edicionin e ardhshëm. Levandovski është prezantuar me fanellën e re që do të mbajë veshur për vitet në vazhdim në kampionatin gjerman të futbollit.
Polaku 25-vjeçar që është aktivizuar në 131 ndeshje të Bundesligës dhe ka shënuar 74 gola me fanellën e Borusias firmosi në Janar një kontratë 4 vjeçare me gjigantët gjermanë. Gjatë fjalës së tij në prezantim, sulmuesi u shpreh i lumtur për eksperiencën e re, por nuk harroi edhe të kaluarën.
“Do të jem gati për të dhënë maksimumin tim që në ndeshjen e parë të sezonit. Ndihem shumë mirë. Kam kaluar 4 vjet te Borusia dhe e kuptova se kishte ardhur momenti për të hedhur një hap tjetër në karrierë. E di që çdo lojtar i ri ka nevojë për pak kohë që të përshtatet, megjithatë besoj se kjo periudhë do të jetë e shkurtër për mua” deklaroi ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com