LevizAlbania, thirrja e 3-të për aplikime

njoftim

LevizAlbania, projekti që synon të forcojë demokracinë vendore përmes angazhimit civil të Organizatave JoFitimprurëse, indvidëve dhe grupimeve të tyre, SHPALL THIRRJEN E 3-TË PËR APLIKIME. 
 
Rritja e angazhimit qytetar përmes veprimeve konkrete të shoqërisë civile, grupimeve të tyre apo individëve si kampionë të demokracisë, mbetet fokusi kryesor në projektet që LevizAlbania mbështet dhe do të mbështesë gjatë rrugëtimit për një demokraci të forteë vendore.
 
LevizAlbania fton organizatat jo fitimprurëse dhe individët të aplikojnë me KONCEPT IDEdy drejtimet e mëposhtme:
 
  • Drejtimi 1: Forcimi i llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së zyrtarëve të zgjedhur apo të emëruar si dhe advokim e lobim përgjatë procesit zgjedhor;
 
  • Drejtimi 2: Monitorim, advokim, dhe aksione konkrete mbi mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike vendore;
 
Thirrja Nr.3 do të qëndrojë e hapur deri më 09 Dhjetor 2016 ora 17:00
 
LIMITET E GRANTEVE JANË:
ORGANIZATAT JO FITIMPRURËSE:    NGA 5,000 DERI NË 50,000 CHF (FRANGA ZVICERANE)
  INDIVIDËT:    NGA 500 DERI NË 20,000 CHF (FRANGA ZVICERANE)
 
Ftohen Organizatat Jo-Fitimprurëse, individët dhe grupimet e tyre të aplikojnë përmes KONCEPT IDESË duke e dërguar atë në postën elektronike: [email protected] ose në adresën:
   LevizAlbania – Rruga: Bardhok Biba, Pallati: TREMA/B; Hyrja 25, Tiranë
 
Koncept-idetë sëbashku me dokumentacionin shoqërues dhe informues i gjeni në  www.levizalbania.al
 
LevizAlbania është një projekt i mbështetur nga Ambasada Zvicerane në Shqipëri dhe zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare, “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Partners Albania” dhe “Co-PLAN”. LevizAlbania përmes “Thirrjeve për Aplikim” synon inkurajimin dhe mbështetjen e OJF-ve dhe individëve që nxisin ndryshimin dhe kultivojnë aksionin dhe ndjenjën komunitare.
#LevizAlbania #DemokraciaVendore #Pefshihu #SillNdryshimi

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror