Platforma Rousseau/Lëvizja "5 Yje" do votim në internet për koalicionin qeveritar

Platforma Rousseau/Lëvizja

Drejtuesit e Lëvizjes '5-yjet' në Itali, kanë rënë dakord për një koalicion me rivalët e tyre të majtë, Partinë Demokratike të moderuar (PD), për të qëndruar në pushtet dhe për të shmangur zgjedhje të parakohshme. 'Por fati i marrëveshjes varet nga një votim në internet' - thuhet në një deklaratë të populistëve të Di Maio-s.

Anëtarët e lëvizjes do të votojnë ditën e martë në platformën online të 5-Yjeve, Rousseau. Nëse ndjekësit e Lëvizjes, simpatizantët dhe 'flamurtarët' do ta miratojnë marrëveshjen, Italia duhet të ketë një kabinet të ri qeveritar brenda "së mërkurës më e vonta", tha kryeministri Giuseppe Conte.

Mosmarrëveshje në të majtë

Conte është aleat i pavarur me Lëvizjen 5 Yjet. Ai dha dorëheqjen pasi Matteo Salvini tërhoqi partinë e tij të djathtë të Ligës nga koalicioni qeveritar në gusht, dhe aktualisht po drejton një kabinet kujdestar.

Marrëveshja midis "5 yjeve" dhe PD parashikon që Conte të mbajë pozicionin si drejtues i një kabineti të ri. Sidoqoftë, po e refuzuan marrëveshjen anëtarët e partisë, Italinë e presin zgjedhje të parakohshme në nëntor.

Ditët e fundit, të dyja palët u përpoqën të kapërcejnë armiqësinë e tyre historike, por PD e kritikoi idenë e vendosjes së marrëveshjes për votim në internet dhe 5-Yjet kërcënojnë të tërhiqen nga bisedimet të premten.

Salvini akoma në epërsi

Të shtunën, themeluesi i "5 yje-ve" Beppe Grillo e miratoi publikisht marrëveshjen dhe i kërkoi PD që të shfrytëzojë mundësinë e "veçantë" për të qeverisur së bashku.

"Le të ëndërrojmë, të kemi një vizion," tha ai në një video të postuar në blogun e tij.

Udhëheqësi i Lidhjes, Salvini paraqiti një mocion votëbesimi, në përpjekje për të imponuar zgjedhje të parakohshme dhe për të përfituar nga popullariteti i partisë së tij. Aktualisht, Lidhja e Salvini-t ka te zgjedhësit një mbështetje prej 31.2%, në krahasim me mbështetjen prej 24.2% të 5-Yjeve.

Partia PD, e drejtuar dikur nga ish-kryeministri Matteo Renzi, është e treta, me 22.3%, sipas një sondazhi të publikuar të shtunën nga Corriere della Sera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë