Tiranë - Një punonjëse e burgut të Vaqarit dhe aktiviste e PD-së, e cila është dhe kryetare e një komisioni në një qendër votimi në kryeqytet, tregon për emisionin “Fiks Fare” presionet që po i’u bëhen mësuesve për t’u angazhuar në strulturat e Partisë Demokratike.
Gazetarët investigative të ‘Fiks Fare” arritën të zbardhnin dhe skemën se si do të kontrollohet vota se për këtë parti politike ke votuar. Sipas punonjëses së burgut, nëse nuk keni votuar Partinë Demokratike, që renditet me numrin 44,dhe keni votuar tjetër parti, këtë e tregon lëvizja e bërrylit në tavolinën e votimit.
Gjithashtu, punonjësja ka pohuar edhe faktin se drejtori i burgut të Vaqarit po bën fushatë elektorale në burg me të dënuarit, gjë që është totalisht në kundërshtim me ligjin. Sipas saj, në këtë fushatë brenda burgut, drejtori ka angazhuar dhe oficerët e këtij burgu për të bindur të burgosurit që të votojnë PD-në, të cilët i kërcënon me rrogën e tyre.

Punonjësja e burgut– Tani punoj tek burgu i Vaqarit. Atje jam arkëtare, magaziniere. Merrem një çikë edhe me këto fushatat. Jam kryetare e qendrës së votimit 1896. Aman punë burgjesh, punë e lodhshme, punë stresante.
Fiksi– Si del votimi atje, kanë filluar…?
Punonjësja e burgut – Po, po, kam parë ca lista kështu. Se unë jam brenda në burg magaziniere. E kam parë ca që nuk kanë karta, jo më të pajisen me karta se do të votojnë. Edhe atje si këtu ka të majtë dhe të djathtë.
Fiksi– Ça flet, ka të majtë atje?
Punonjësja e burgut– Shumë, më thonë mua, deri më 23 qershor se ta tregojmë ne ty.
Fiksi– Ka ndonjë që punon, oficerët?
Punonjësja e burgut– Po, po, të gjithë punojnë.
Fiksi– Të paktën që të votojnë, se ata e kanë në dorë.
Punonjësja e burgut– Po, po, po, mirë.
Fiksi– Mësuesit të paktën që janë marrë me lista?
Punonjësja e burgut– Njëherë mësuesit kanë ardhur duke më kërcënuar se përse më ke marrë në telefon. Për Zotin, kanë ardhur duke më kërcënuar sa më thoshin do të heq, ju thashë po më lini rehat, se për një copë bukë ti e për një copë bukë unë. Unë nuk të kam thënë me ardhë e më bë punët e shtëpisë time. Të erdha, të thirra, të njoh kush je. Atë ditë që të vish me votu e di që kjo është e imja apo s’është e imja. I thashë nuk ju kam thirrur me më bërë punët këtu.
Fiksi– Po formularët nuk i keni shpërndarë?
Punonjësja– Jo, jo asnjë formular. Tani duke marrë në telefon isha. E ç’i do formularët, formularët të ngrenë nervat. Mua janë duke m’u nervozuar duke i marrë në telefon.
Fiksi– Punonjësit e shtetit nervozohen?
Punonjësja e burgut– Shumë, punonjësit e shtetit më kërcënojnë mua. Kush je ti e ku ke marrë numrin e telefonit ti? Pse më merr ti në telefon? Pastaj vijnë e bien pardon. I them, po a je ti që të më kishe pasur afër më kishe gjuajtur? Edhe, jo kam qenë me nerva, jo po kam qenë kështu, se a e kupton, ju çoj prapë emrin atje që nuk kanë ardhur! Edhe i thërrasin prapë atje.
Fiksi- I thërrasin tek drejtoria?
Punonjësja e burgut– Po, na ke dërguar emrin më thonë mua. Jo ju them, nuk ua kam dërguar unë. Mua më pyesin a kanë ardhur, nuk kanë ardhur.
Fiksi– Po tek burgu oficerët janë futur, fushatë kanë bërë? Fushatën e kanë bërë tamam tek burgu i Vaqarit?
Punonjësja e burgut– Tani me marifet vetë drejtori. Vetë drejtori futet e bisedon me ta, i takon edhe n.q.s. kanë pak respekt u thotë vetë. Besoj se do e marrim ndonjë votë atje, do votojnë.
Fiksi– Nga është drejtori?
Punonjësja e burgut- Drejtori është demokrat është nga Kukësi me mbiemër Xhuta.
Fiksi– I thërrisni në zyrë?
Punonjësja e burgut– Jo, ju shkon atje në burg. Pëllumbi hyn gati përditë. Të gjithë shkojnë duke e takuar drejtorin, se kanë halle e probleme edhe ky ua thotë. Na thotë edhe neve, na ka thirrë edhe neve e na thotë nuk dua ta di se je polic thotë, a je duke marrë rrogën me këtë shtet, po, a je duke punuar? Punoni se e keni për vete.
Fiksi– Shumë bukur.
Fiksi– Po mirë, të burgosur janë shumë?
Punonjësja e burgut– Sa veta kam atje unë, kam 200. Unë ju thashë merruni ndonjë kartë këtyre që janë socialista, i thashë unë. Po këto thonë, jo po s’janë, po ju them unë janë, se mua më kërcënojnë atje, ju tregoj unë kush janë. Po është shpejt me ju mbledhë kartat.
Fiksi– Tani si e kanë vendosur, për t’i mbledhur kartat apo mos me i mbledhë?
Punonjësja e burgut– Jo, unë faktikisht këtu në lagjen time nuk kam gojë me i thënë kujt “më jep kartat” se më thotë ti nuk më beson mua? Unë ju kam thënë një gjë atë ditë, do të tregoj që më dhe s’më dhe votën, se do të tradhtojë ky bërryl. Se bërryli është jashtë kutisë. Edhe 24 me 44, 29 me 44. Edhe ju kam thënë, atë ditë do ju tregoj ma dhe, nuk ma dhe votën.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com