Rritja e çmimeve, Gjiknuri në Cërrik: Qeveria do marrë çdo masë
Damian Gjiknuri në Cërrik.
“Qeveria do bëjë gjithçka për t’ju ardhur në ndihmë”. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtus politik për qarkun Elbasan, gjatë inspektimit të punimeve për rikonstruksionin e shkollës së re 9-vjeçare “Beqir Sade” të Njësisë Mollas në Bashkinë Cërrik.
Duke u ndalur tek situata ekonomike, Gjiknuri nënvizoi se qeveria po merr të gjithë masat e nevojshme për kontrollin e çmimeve për të eliminuar abuzimet. “Ju e keni parë situatën, janë rritur çmimet për shkak të krizës ndërkombëtare shkaktuar nga lufta. Kryeministri ka filluar të marrë masa edhe për kontrollin e çmimeve të karburanteve. Mund të ketë dhe abuzime, megjithëse çmimet janë rritur edhe në bursë. Është një situatë e vështirë, por Edi Rama e ka treguar veten edhe në krizat e tjera të cilat i ka përballuar”, tha ai.
Drejtuesi politik për qarkun Elbasan shprehu bindjen se shumë shpejt do të stabilizohen edhe çmimet, ndërsa garantoi për mbështetjen e qeverisë për qytetarët. “Unë e kam takuar këto ditë Kryeministrin. Jam i bindur që do bëjë më të mirën me të gjitha mundësitë që ka shteti shqiptar. Shpresojmë që kjo luftë të mbarojë sa më shpejt që të stabilizohen përsëri çmimet. Qeveria do bëjë gjithçka që ka në dorën e saj për t’ju ardhur në ndihmë”, deklaroi Gjiknuri.
Shkolla 9-vjeçare “Beqir Sade” në fshatin Selit të Njësisë Mollas pritet të hapë dyert për të mirëpritur nxënësit pas rikonstruksionit të plotë nga Bashkia e Cërrikut. Godina e amortizuar, po transformohet tërësisht në një shkollë model për edukimin e nxënësve. Rikonstruksioni përfshin edhe kopshtin, palestrën dhe terrene të reja sportive për 170 nxënësit e kësaj shkolle.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7443
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Ushtroi dhunë ndaj babait dhe i vodhi paratë, në pranga 31 vjeçari
23 Nëntor, 13:36
-
Moti i keq/ Era e fortë dhe shiu i dendur ‘pushtojnë’ Elbasanin
22 Nëntor, 18:09
-
Elbasan/ Aksident në Belsh-Kuçovë, makina del nga rruga, plagosen shoferi 21-vjeçar dhe pasagjerja
22 Nëntor, 17:44
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Bashkia Cërrik feston 72-vjetorin e krijimit
21 Nëntor, 17:33
-
Sondazhi i Report Tv/ PS merr 9 mandate dhe PD me 5 deputetë në Qarkun e Elbasanit
20 Nëntor, 21:11
-
Ylli i ri i peshëngritjes shqiptare, Kristi Muça fiton medalje në Bullgari
20 Nëntor, 19:25
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Aksident në aksin Elbasan- Cërrik, 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, policia në vendngjarje
20 Nëntor, 11:34
-
Elbasan/ Mashtroi se do të blinte një automjet për fabrikën që administronte, vodhi 25 mln lekë! Arrestohet 38- vjeçari
20 Nëntor, 11:27
-
Gramsh/ Po bënte manovra me motomjet në oborrin e banesës, rrëzohet dhe dëmtohet në kokë! Humb jetën 31 vjeçari
20 Nëntor, 09:23
-
Tre humbje, zero pikë dhe vendi i fundit! Kombëtarja U-19 mbyll kualifikueset e Evropianit me tëtë gola të pësuar
19 Nëntor, 17:50