CCN në faqen zyrtare në rrjetet sociale ka publikuar një foto ku tregohen vendet në botë që shtetasit amerikane mund të lëvizin të lirë pa u ndikuar për shkak të koromavirusit.

Bie në sy se janë shumë pak vende në të gjithë botën, vetëm 9, po ashtu edhe në Europë. Por në mesin e atyre vendeve është edhe Shqipëria, së bashku me disa vende të rajonit si Maqedonia e Veriut, Serbia dhe më tej Turqia.

Ndërkohë shtetet në Europë që amerikanët mund të lëvizinin, por me kufizime, janë Ukraina dhe Britania e Madhe, në të gjithë të tjerat është e pamundur. Sakaq vendet e tjera ku amerikanët mund të lëvizin pa kufizime janë; Republika Domenikane, Maldives, Meksika dhe Tunizia.

Kjo është një mundësi e mirë për Shqipërinë, të cilës i duhen më shumë se kurrë disa turistë më tepër për shkak të krizës që ka shkaktuar koronavirusi.