Lëvizja e lirë, shqiptarët
më të refuzuarit në BE
Azilkërkuesit, Nishani:
Ndjekje penale abuzuesve

Lëvizja e lirë, shqiptarët <br />më të refuzuarit në BE <br />Azilkërkuesit, Nishani: <br />Ndjekje penale abuzuesve
TIRANE- Shtetasit me pasaporta shqiptare kanë kryesuar në shumicën e tabelave të hartuara nga "Frontex" për gjysmën e parë të vitit 2011, duke qenë shtetasit më të refuzuar nga vendet e zonës Shengen dhe ata që kanë patur më shumë dokumente identifikimi të falsifikuara, apo nuk kanë bindur autoritetet për arsyet e hyrjes dhe të qëndrimit në këto vende.

Në raportin për dy tremujorët e parë të vitit 2011, Shqipëria është në krye të 10 vendeve, shtetasve të të cilëve iu refuzua hyrja në vendet e zonës Shengen. Me 4940 persona të refuzuar në tre mujorin e parë dhe 4918 në tre mujorin e dytë, Shqipëria pasohet nga Ukrahina dhe shqiptarët përbëjnë 16 për qind të totalit të shtetasve të kthyer. Shqiptarët mbajnë vendin e dytë për të refuzuarit në kufijtë tokësorë dhe ajroë dhe janë të parët në listën e të kthyerve në kufijtë detarë.
Në 15 dhjetor 2010 shtetasit shqiptarë fituan të drejtën për të udhëtuar pa viza në hapësirën Shengen. Në 3-mujorin e parë shqiptarët që kërkuan të futen ilegalisht në vendet e BE-së ishin më të paktë në numër së më parë, për shkak të lëvizjes së lirë, por shqiptarët ishin shtetasit më të shumtë që iu refuzua hyrja në BE.

Në tre mujorin e dytë të 2011, nga 30617 refuzime që iu bë shtetasve për të hyrë në BE, shqiptarët ishin në krye, pasuar nga ukrahinasit, rusët, serbët dhe bjellorusët.

DOKUMENTET
Problem për imazhin e Shqipërisë është edhe falsifimi i dokumenteve shtetërore. Qeveria shqiptare, në 2008 lidhi një kontratë koncesionare me firmën franceze "Sagem" për prodhimin e pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit. Por edhe pse të premtuara si dokumente të sigurisë së lartë, pasaportat shqiptare janë falsifikuar në shumë raste, duke e bërë Shqipërinë vend problematik për autoritetet europiane.

Në tre mujorin e dytë të vitit 2011, sipas raportit të "Frontex", nga 2300 raste të kapjes më dokumente të falsifikuara, shqiptarët pasojnë ukrahinasit (209 raste), që janë kapur në kufitjë polakë, hungarezë dhe në aeroportet britanike, ndërsa shqiptarët me dokumente false (146 në 3-mujorin e dytë 2011) u kapën në aeroportet britanike, spanjolle dhe ato irlandeze.
KUSH ESHTE FRONTEX
Frontex është Agjencia Evropiane për Mbrojtjen e Kufijve, e cila ka shumë kompetenca dhe mjete në dispozicion për mbrojtjen e kufijve evropianë. Pas rregullave të reja të miratuara javë më parë, nga Parlamenti Evropian në Strasburg, Frontex ndihmon vendet anëtare të BE-së në situata të jashtëzakonshme dhe merr përsipër detyra koordinimi dhe më shumë pajisje, duke kërkuar vetë si personel kufitar ashtu edhe helikopterë dhe makina. Me këtë ajo bëhet më e pavarur nga shtetet anëtare.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ministri Balla: Bashkëpunim me vende të tjera për të luftuar krimin! Armëmbajtja pa leje shqetësim! Të vihen para ligjit zjarrëvënësit

Ministri Balla: Bashkëpunim me vende të tjera për të luftuar krimin! Armëmbajtja pa leje shqetësim! Të vihen para ligjit zjarrëvënësit