Lëvizja e rrezikshme e Putin për t’i kërkuar ndihmë ushtarake Afrikës dhe Sirisë!

Lëvizja e rrezikshme e Putin për t’i kërkuar ndihmë ushtarake Afrikës dhe Sirisë!

Fluksi i luftëtarëve të huaj në Ukrainë është mirëpritur nga shumë shtete perëndimore, ku qytetarët dhe madje edhe liderët politikë, kanë shprehur mbështetje për ata që luftojnë kundrejt pushtimit rus. Disa liderë, si Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, apo dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen, inkurajuan civilët të udhëtonin.

Nga ana tjetër dhe Presidenti Vladimir Putin javën e kaluar ka bërë thirrje gjithashtu për përforcime të huaja në ushtrinë ruse dhe shumë nga aplikantët thuhet se vijnë nga Lindja e Mesme dhe Afrika , ku Rusia ka investuar në forcimin e qeverive dhe aktorëve ushtarakë, të cilët tani janë në gjendje t’i kthejnë ‘borxhin’ Rusisë.

Rusia së fundmi ka kërkuar favore nga aleati i saj  Siria, ku trupat e Putinit mbështetën forcat qeveritare në luftën e gjatë civile të vendit ,duke pretenduar se rreth 16,000 vullnetarë janë gati të luftojnë në anën e tyre.

Po ashtu dhe në Afrikë, Rusia ka kërkuar mbështetjen ushtarake nga  vendet  si Republika e Afrikës Qendrore, ku këshilltarët rusë dhe kontraktorët privatë ushtarakë kanë forcuar autoritetin e qeverisë në Bangui.Shtojmë këtu dhe raportet e përhapura për praninë e shtuar në Ukrainë të Ëagner Group , një kompani ushtarake private ruse, pronari i së cilës thuhet se është i afërt me Putinin , dhe e cila me sa duket po ofron paga fillestare prej 2,000 dollarë në muaj për të gjithë shtetasit (përveç Gjeorgjisë).

Shtete të ndryshme të Afrikës mbajnë qëndrime të ndryshme kundrejt mbështetjes së Rusisë e kjo i ka bërë ato të ndahen në dy grupe të mëdha: në shtete pro pushtimit rus në Ukrainë dhe në shtetet kundër. Gjatë një votimi historik në fillim të këtij muaji për Ukrainën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, 24 vende afrikane u përmbajtën nga dënimi i pushtimit të Rusisë; 16 abstenuan, shtatë nuk votuan fare dhe një votoi kundër./CNN
 


Lajmi kryesor:

Zelensky: Çdo bombë ngre një mur me BE! Kievi: Marrëveshja me Rusinë e mundur brenda 10 ditëve! Mblidhet Këshilli i OKB-së: Të hetohet vrasja e civilëve në Ukrainë


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset