Lëvizja Vetëvendosje ka fituar edhe ulësen e 50-të në Kuvendin e Kosovës, teksa numërimi i votave të diasporës vazhdon.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tani janë numëruar 2,458 nga 2,691 vendvotime, ku përfshihen edhe ato në përfaqësi diplomatike.

Vetëvendosje ka kaluar mbi 300 mijë vota apo 43.65%. Ka 50 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës tani ka 23 ulëse, një më pak se kur kishte në rezultatet paraprake.

 

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të ketë 19 ulëse, një më pak se në rezultatet preliminare, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tetë ulëse.

 

Në përfaqësi diplomatike janë numëruar 33 nga 47 vendvotimet./Kosovapress