Rrokadë në Policinë e Shtetit. Disa Drejtorë në Polici dhe shefa komisariatesh pritet të largohen nga detyrat që mbajnë.
Burime të Report Tv bëjnë me dije se pritet të largohen nga detyra Drejtorët e Policisë në qarqet Berat, Lezhë, Vlorë, Elbasan, Gjirokastër dhe Durrës.
Të gjithë drejtorët e Policisë ku janë kapur sasi droge dhe janë kryer vrasje muajt e fundit, pritet të ndryshohen.
Kjo për shkak se disa prej ngjarjeve më të fundit kriminale ende nuk janë zbardhur dhe duket se përgjegjësia, do të bjerë mbi drejtuesit e policisë në qarqe.
Të parët që pritet të ndryshohen janë drejtorët në qarqet Vlorë, Lezhë, Gjirokastër dhe Berat, ku janë kapu sasi të mëdha droge, por kanë ndodhur edhe disa ngjarje të tjera kriminale. Ndryshimet do të prekin edhe shefat e komisariateve.
Burime të rezervuara të Report TV thonë se në tryezën e ndryshimeve janë vënë emrat e 6 shefave te komisariatit pasi situata me drogën, vjedhjet dhe rendin ka qene me zbulueshmëri të ulët.
Ndryshimet në Polici janë iniciuar nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ndërkohë ditën e sotme është konfirmuar transferimi i drejtorit për Hetimin e Krimit në Policinë e Shtetit Ardjan Çipa. Ky i fundit do të drejtojë sektorin për Mbrojtjen e Dëshmitarëve.
Ardian Çipa: Lëvizjet, pjesë e punës sonë, policë jemi
Ardian Çipa ka konfirmuar për Shqiptarja.com lëvizjen e tij nga detyra e Drejtorit të Policisë për Sektorin e Krimeve në Policinë e Shtetit, me vendim të kryepolicit Haki Çako.
I pyetur se pse kjo lëvizje e tij nga detyra, Çipa u përgjigj se kjo është një rutinë me të cilën ndeshen punonjësit e policisë, herë me ngritje dhe herë me ulje në detyrë.
"Ne policë jemi dhe lëvizjet janë pjesa e punës sonë.
Lëvizjet herë janë me ngritje e herë me ulje. S'kam asnjë koment tjetër", u shpreh Çipa në një reagim për Shqiptarja.com.
Ardian Çipa u shkarkua sot nga detyra e Drejtorit të Policisë për Sektorin e Krimeve në Policinë e Shtetit, ndërsa i është propozuar pozicioni i Drejtorit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com