Lëvizje në PS e Tiranës, Rama: Nëse
hyjmë tani në zgjedhje rrezikojmë

Lëvizje në PS e Tiranës, Rama: Nëse<br />hyjmë tani në zgjedhje rrezikojmë<br /><br>
Pas largimit të Saimir Tahirit nga PS dhe zëvendësimit të tij në detyrën e drejtuesit politik të Tiranës me Blerina Gjylametin, kryesocialisti Rama ka bërë disa ndryshime në riorganizimin e partisë për këtë degë. Edi Rama ka caktuar Ulsi Manjën si deputet përgjegjës për njësinë 11, teksa deri më tani ka mbuluar zonën e Paskuqanit.

Rakip Suli largohet nga Lapraka dhe i caktohet të mbulojë Bashkinë Kamëz. Klotilda Ferhati do të mbulojë njësinë 3 në vendin e lënë bosh nga Olta Xhaçka, pasi kjo e fundit është caktuar drejtuese politike e qarkut Dibër.

Sadri Abazi ikën nga Kamza dhe shkon si përgjegjës tek nj.4 në vend të Blerina Gjylametit, e cila mban tashmë një detyrë më të lartë partiake. Kryeministri Rama ka marrë pjesë vetë në të gjitha takimet me njësitë e Tiranës ku janë prezantuar të deleguarit e rinj.

Burime brenda partisë socialiste bëjnë me dije se këto lëvizje vijnë pas shqetësimit të shprehur nga kryesocialisti Rama në mbledhjen më të fundit të kryesisë së partisë. Të njëjtat burime saktësojnë se kryeministri është i pakënaqur me organizimin e strukturave, përfshirë edhe Tiranën, ku ka thënë se niveli i investimeve nuk përputhet me votat.

Duke ju referuar zgjedhjeve të ardhshme të vitit 2019, kreu i PS_së Edi Rama mësohet të ketë thënë në kryesi se “Nëse PS hyn tani në zgjedhje, me këtë nivel organizativ, rrezikon të fitojë ose të humbasë për 10 vota, siç ndodhi në vitin në 2011 në Tiranë”, ndaj ka kërkuar mobilizim total të strukturave.

Këto shqetësime të kryetarit të PS-së legjitimohen edhe nga fakti se në zgjedhjet e ardhshme lokale PS do të jetë e vetme kundër të gjithëve, duke rrezikuar kështu, në mos kryetarët e bashkive, shumicën në këshillat bashkiakë. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin