ITALI- Një 50-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar në Itali, pasi ishte i përfshirë në tregtinë e paligjshme të drogës.
Pas raportimeve të shumta nga banorët në polici mbi lëvizjet e dyshimta në bodrumin e pallatit në Monza, policia kreu një operacion ‘blic’. Kur shkuan të kontrollonin bodrumin gjetën 50-vjeçarin shqiptar, i cili kishte me vete një çantë.
Ata gjetën rreth 600 gramë kokainë të ndarë në pjesë dhe 500 euro. Pas kontrollit të banesës ata i gjetën dhe 4000 euro të tjera, para të cilat, dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.