Alarmi i kundërshtarëve të Bashës vjen pas mbledhjes së fundit të Kryesisë së PD, e cila vendosi që Kuvendi Kombëtar të mblidhet në datat 28-29 prill, për miratimin e ndryshimeve statusore dhe riorganizimin e partisë. Po çfarë do të ndodhë në mbledhjen e forumit më të lartë të partisë më të madhe në opozitë?
Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD do formalizohet ndryshimi i përbërjes së forumeve të larta të Partisë Demokratike, që nga vetë Kuvendi, Këshilli Kombëtar dhe Kryesia. Largimet dhe prurjet e reja në këto forume janë diktuar automatikisht që me shpalljen e listës së kandidatëve për deputetë që hartoi Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 Qershorit të 2017 si dhe pas konstituimit të Parlamentit të ri.
I gjithë grupi kundërshtar i Lulzim Bashës, i cili u përjashtua nga lista fituese e kandidatëve për deputetë të PD, në zgjedhjet parlamentare të 2017, nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Konkretisht, pjesë e këtyre forumeve të larta nuk do të jenë më Genc Ruli, Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Eduard Selami, Ridvan Bode, Arben Imami, Keltis Kruja, Bedri Hoxha, Igli Cara etj.
Largimi i tyre parashikohet nga nenet 34 pika ‘d’ dhe 36 pika ‘d’ e statusit të Partisë Demokratike. Me humbjen e statusit të deputetit, figurat e lartpërmeduara kanë humbur edhe të drejtën për të qenë anëtarë të Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar.
Gjithashtu, nuk do të jenë më pjesë e këtyre forumeve të larta të PD edhe sekretarët funksionalë të Partisë Demokratike, krerët e departamenteve dhe koordinatorët, të cilët kanë dhënë dorëheqjen pas përplasjeve me Bashës që pas daljes së listës së kandidatëve për deputetë.
Pra, mbledhja e Kuvendit Kombëtar dhe më pas e Këshillit, thjeshtë do të formalizojë ndryshimin e përbërjes së këtyre forumeve, ndryshim i cili vjen në bazë të statusit të PD dhe zgjedhjes së parlamentit të ri, që prodhuan zgjedhjet e 25 Qershorit 2017.
Prurjet e reja
Po sipas neneve 34 pika ‘d’ dhe 36 pika ‘d’ e statusit të Partisë Demokratike, të gjithë deputetët e PD, të cilët hynë për herë të parë në Parlament, në shtator të vitit të kaluar, bëhen automatikisht anëtarë të Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar të PD. Ata zënë vendin e kundërshtarëve të Lulzim Bashës, të cilët nuk janë më pjesë e parlamentit.
Disa nga prurjet e reja janë Klevis Balliu që do të zërë vendin e Ridvan Bodes, Orjola Pampuri në vend të Majlinda Bregut dhe Izmira Ulqinaku në vend të Jozefina Topallit. Gjithashtu, për shkak të marrjes së mandatit të deputetit, bëhen automatikisht pjesë e forumeve më të larta të PD edhe Rudina Hajdari, Valentina Duka, Ervin Salianji, Hekuran Hoxhalli, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Romeo Gurqkuqi, Endri Hasa, Luan Baçi, Agron Shehaj, Nadire Meçorapaj, Andon Frrokaj, Lindita Metaliaj, Xhemal Gjunkshi, Isuf Çelaj dhe Fatbardha Kadiu.
Figurat që largohen nga forumet e larta të PD
- Genc Ruli, ish-deputet
- Astrit Patozi, ish-deputet
- Asllan Dogjani, ish-deputet
- Jozefina Topalli, ish-deputet
- Majlinda Bregu, ish-deputet
- Eduard Selami, ish-deputet
- Ridvan Bode, ish-deputet
- Arben Imami, ish-deputet
- Keltis Kruja, ish-deputet
- Kastriot Islami, ish-deputet
- Myqerem Tafaj, ish-deputet
- Bedri Hoxha, ish-deputet
- Roland Keta, ish-deputet
- Igli Cara, ish-deputet
- Kozma Dashi, ish-deputet
- Bedri Mihaj, ish-deputet
- Arbiola Halimi, ish-deputet
- Eleina Qirici, ish-deputet
- Gjergji Papa, ish-deputet
- Mimoza Hajdarmataj, ish-deputet
- Albina Deda, ish-deputet
- Gjovalin Bzhetaj, ish-deputet
- Irma Kopliku, ish-deputet
- Liljana Elmazi, ish-deputet
- Besni Aliaj, ish-koordinator i politikave të territorit në PD
- Tomor Alizoti, ish-kreu i Departamentit të të Përndjekurve në Partinë Demokratike
Do të bëhen anëtarë të Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar të PD
- Orjola Pampuri
- Rudina Hajdari
- Grida Duma
- Halim Kosova
- Valentina Duka
- Ervin Salianji
- Hekuran Hoxhalli
- Klevis Balliu
- Izmira Ulqinaku
- Lorenc Luka
- Bardh Spahia
- Romeo Gurqkuqi
- Endri Hasa
- Luan Baçi
- Agron Shehaj
- Nadire Meçorapaj
- Andon Frrokaj
- Lindita Metaliaj.
- Xhemal Gjunkshi,
- Isuf Çelaj
- Fatbardha Kadiu
Neni 34 i statutit të PD
2- Kuvendi Kombëtar përbëhet nga:
a) Kryetarët e seksioneve të Partisë Demokratike dhe sekretarët...
b) Kryetarët dhe sekretarët e grupseksioneve të Partisë Demokratike;
c) Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike;
d) Deputetët e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë;
e) Sekretarët funksionalë të Partisë Demokratike, koordinatorët tematikë, koordinatorët...
Neni 36, i statutit të PD
Këshilli Kombëtar
2- Këshilli Kombëtar përbëhet nga:
a) Kryetari dhe Nënkryetarët e PDSH;
b) Sekretari i Përgjithshëm dhe sekretarët funksional të Partisë;
c) Ish-Presidentët, ish-Kryeministrat dhe ish-Kryetarët e PDSH, që janë anëtarë të PD në momentin e thirrjes së Këshillit Kombëtar;
d) Deputetët;
e) Kryetari i Bordit Financair të Partisë;
f) Kryetarët e degëve të PD-së;
g) Kryetarët e organizatave partnere;
h) Drejtuesit e Departamenteve të PDSH;
i) Kryetarët e Bashkive dhe të Këshillit të Qarkut, që i përkasin Partisë Demokratike.
d.c./shqiptarja.com