Shkatërrohet rrjeti i trafikut të kokainës Shqipëri - Itali, 5 shqiptarë arrestohen në Padova! Policia italiane: Kokat e grupit vepronin nga Shqipëria

 Shkatërrohet rrjeti i trafikut të kokainës Shqipëri - Itali, 5 shqiptarë arrestohen në Padova! Policia italiane: Kokat e grupit vepronin nga Shqipëria

Droga e sekuestruar

Një grup kriminal italo-shqiptar është goditur, pas një hetimi të nisur nga komanda provinciale e Guardia di Finanza, e cila shkatërroi rrjetin e trafikantëve të drogës mes Italisë dhe Shqipërisë. Nga operacioni, janë arrestuar 5 shqiptarë, 2 tunizianë dhe një italian, ndërsa  30 persona janë vënë nën hetim.

Një grup kriminal i trafikut të drogës është shkatërruar nga Policia e Padovas, e cila ka prangosur 8 persona, mes të cilëve 5 shqiptarë.

Zbërthimi i bandës italo-shqiptare, drejtuesit e së cilës mendohet se veprojnë nga Shqipëria ishin të dedikuar për shitjen e kokainës dhe heroinës mes dy vendeve fqinje.

Nga përfshirja në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, deri tek posedimi dhe tregtimi i drogës, janë disa nga akuzat që janë ngritur ndaj 8 të arrestuarve.

Rruga e kalimit të drogës në Lombardi

Sipas hetuesve, droga është nisur drejt Italisë e fshehur në një fund ‘të rremë’ të  makinave. Mjetet lëviznin në dy drejtime, me traget ose në rrugë tokësore.

Lëvizja e makinave kontrollohej nga një zinxhir anëtarësh të organizatës që ishin aty për t’i shpëtuar kontrolleve. Anëtarët e grupit komunikonin me telefona që ishin të koduar dhe për këtë arsye bëheshin shumë të vështirë për t’u përgjuar.

Raportet e përditshme të hetuesve që ndiqnin rastin bënë të mundur rindërtimin e të gjithë organigramës së bandës kriminale, të përbërë nga dy grupe të dallueshme, një grup shqiptar dhe një tjetër italian, të cilët vepronin midis Padovës dhe Selvazzano-s. Në fakt, ata ishin në kontakt me një sindikatë kriminale shqiptare me bazë në Lombardi, e aftë për të furnizuar me sasi të mëdha kokaine dhe heroinë bashkatdhetarët e tyre në Veneto dhe celulat e ndryshme në veri të Italisë.

Në dritën e provave që dolën, hetimet e drejtuara nga Prokuroria e Venecias u përqendruan te furnitorët shqiptarë, duke arritur kështu të grumbullohen prova serioze në lidhje me drejtuesit e hipotezuar të organizatës, të cilët në fakt ndodhen në Shqipëri.

Në përfundim të hetimeve, përveç tetë të arrestuarve në aktin mes Selvazzano-s dhe Padovës, u arrit të identifikoheshin 30 persona, pothuajse të gjithë italianë, dhe disa tuniziane dhe shqiptare, të cilët do të duhet të përgjigjen për krime, konspiracion që synon trafikimin, posedimin dhe tregtimin e drogës.

Me këtë operacion, Antimafia është e sigurt që i ka dhënë një goditje të rëndë tregut të trafikut të drogës, pasi hetimet ndaj tyre kryer nga komanda provinciale e Guardia di Finanza, për llogari të Drejtorisë së Qarkut Antimafia të Venecias.

Objektivi i aktivitetit që vazhdoi për disa vite ishte çmontimi i një trafiku ndërkombëtar droge që lëvizte në aksin Shqipëri-Itali. Baza e logjistikës në Itali ishte Lombardia, konkretisht Milano dhe Varese. Nga këtu droga, në varësi të kërkesave, arrinte në Padova.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën