Lëviznin me 800 kg marijuanë në furgon, arrestohen dy shqiptarët në Itali (EMRAT)

Lëviznin me 800 kg marijuanë në furgon, arrestohen dy shqiptarët në Itali (EMRAT)

800 kg e drogës në furgon

ITALI- Dy shqiptarë të identifikuar si Marsel Brakollari, 25 vjeç dhe Xhuljano Haxhiraj, 22 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë italiane në Foggia, teksa në furgonin që po lëviznin iu gjetën 800 kg marijuanë.

Furgoni ra në sy pasi drejtuesi i tij po kryente veprime lëvizje të dyshimta dhe bë momentin që policia i dha urdhër të ndalonte, ai nuk iu përgjigj urdhërit.  

Vetëm pas një ndjekje prej disa minutash trupat e policisë italiane kanë mundur të ndalojnë furgonin me drogë, i cili ka tentuar disa herë të përplaset me automjetin e policisë e më pas është përplasur me bordin e rrugës.

Nga grupi me gjashtë vetë që ndodhej brenda tij, policia ia doli të arrestonte vetëm dy pasi të tjerët ia mbathën.

Droga 800 kg ishte e paketuar mirë dhe nëse ajo do të shitej vlera e saj do t’i kapte 6 milionë euro.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen