TIRANË- Me snajper, pistoleta, karikatorë e dylbi dukej sikur çdo gjë ishte e përgatitur për diçka. Ish-efektivi i RENEA-s, Remal Rada 39 vjeç u kap mbrëmjen e djeshme nga policia e Tiranës me një seri armësh në mjetin e tij i shoqëruar nga Elton Hithi, 28 vjeç. Ish-efektivi i forcave elitë RENEA lëvizte me makinë në Tiranë me një snajeper të modifikuar për qitje në distancë deri në 2 mijë metra. Në automjetin e tij Benz me targa të huaja, Remal Rada 39 vjeç kishte pasagjer një person nga Laknasi me precedentë të mëparshëm penalë, Elton Hithin 28 vjeç.

Kolegët e policisë kishin marrë informacione se në afërsi të rrethrrotullimit të Sanatoriumit në rrugën e Elbasanit në Tiranë, po udhëtonin në një automjet 2 persona të armatosur. Si rezultat i operacionit të koduar “Double Strike”, i arrestuan në flagrancë. Gjatë kontrollit, efektivët gjetën në makinë një snajper, targa të huaja, dokument policie dhe një pult për mbulimin dhe ndërrtimin e targave të automjetit.

Rada mësohet se ishte larguar nga puna tek RENEA në pranverën e këtij viti, ndërsa nuk kishte shumë që ishte kthyer nga Anglia. Pas arrestimit policia kreu kontroll në banesa, ku gjeti një pistoletë, dy dylbi nate termale, në karikator me plumba të armëve automatike dhe dy pistolete, të cilat tashmë janë sekuestruar bashkë me automjetin.

dërsa nga kontrolli në shtëpitë e tyre, u gjetën një pistoletë, dy dylbi nate terminale, municion luftarak (një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete) të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin. Të arrestuarit do të hetohen nga Prokuroria e Tiranës për armambajtje pa leje dhe mbajtjen pa të drejtë të uniformës, megjithatë burime të pakonfirmuara thonë se nuk përjashtohet mundësia që të arrestuarit të mund të kryenin vrasje.

Armët, thanë burimet, u dërguan në laboratorin e Policisë Shkencore, me dyshimet se mund të jenë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të muajve të fundit dhe pritet ekspertiza përfundimtare. Hetuesit dyshojnë se Remal Rada e Elton Hithi, të kenë qenë duke përgatitur një vrasje, por deklarimet e të arrestuarve nuk i kanë ndihmuar në këtë pikë. Burime i thanë Report Tv se fillimisht Rada ka pretenduar se çantën ia ka dhënë një person i tretë, por më tej e ka tërhequr qëndrimin. Dy të arrestuarit akuzohen për armambajtje pa leje dhe mbajtje pa të drejtë të uniformës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:07
U kap me 'arsenal' armësh pa leje, ish efektivi i RENEA-s, sapo ishte kthyer nga Anglia! Dëshmia: Çantën ma dha një person tjetër

1658836135_Screenshot13.jpg

Ish-efektivi i forcave elitë RENEA, Remal Rada, u arrestua nga policia bashkë me mikun e tij me precedentë, Elton Hithi, pasi në makinën me të cilën po lëviznin iu gjet një snajper i modifikuar.

Armët, thanë burimet, u dërguan në laboratorin e Policisë Shkencore, me dyshimet se mund të jenë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të muajve të fundit dhe pritet ekspertiza përfundimtare. Hetuesit dyshojnë se Remal Rada e Elton Hithi, të kenë qenë duke përgatitur një vrasje, por deklarimet e të arrestuarve nuk i kanë ndihmuar në këtë pikë. Burime i thanë Report Tv se fillimisht Rada ka pretenduar se çantën ia ka dhënë një person i tretë, por më tej e ka tërhequr qëndrimin. Dy të arrestuarit akuzohen për armambajtje pa leje dhe mbajtje pa të drejtë të uniformës.

Rada mësohet se ishte larguar nga puna tek RENEA në pranverën e këtij viti, ndërsa nuk kishte shumë që ishte kthyer nga Anglia.

Ora 13:50
Report Tv siguron foton ekskluzive të snajperit të modifikuar nga efektivi i RENEA-s, kryente qitje në distancë deri në 2000 m

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka siguruar foton ekskluzive të snajperit i cili ju sekuestrua ish-efektivit të RENEA-s, Remal Rada. Snajperi ishte i modifikuar për qitje në distancë deri në 2 mijë metra. Remal Radës kishte mbushur mjetin dhe banesën e tij me armë pa leje. Ai u arrestua së bashku me Elton Hithin mbrëmjen e djeshme. Armët u dërguan për ekzaminim në laborator për verifikim nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.

Ora 11:30
Lëvizte me 'seri' armësh pa leje, del FOTO! Ja kush është ish efektivi i RENEA-s i arrestuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë

1658827990_renaldii.jpg

Personi që shihni në foto është Remal Rada, ish efektivi i RENEA-s i cili kishte mbushur mjetin dhe banesën e tij me armë pa leje. Ai u arrestua së bashku me Elton Hithin mbrmëjen e djeshme