LEZHË-Policia ka gjobitur dhe u ka hequr patentat gjashtë drejtuesve të automjeteve pasi nga kontrolli u konstatua se përdornin fenelinë policie dhe logo të "Hetimit Tatimor".
Një prej mjeteve të gjobitura është tip 'Benz'.
Nga punonjësit e policisë janë marrë masat administrative, gjobë dhe heqje e Lejes së Drejtimit nga 6-12 muaj për 6 drejtues automjetesh.
Policia Rrugore njofton se vazhdon patrullimet dhe monitorimet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.