Redi Hoxha, 36 vjeç dhe Alban Begeja, 42-vjeç janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi janë kapur duke udhëtuar me pistoleta në makinë.
Forcat ‘Shqiponja’ në afërsi të rrethit të Selitës, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Redi Hoxhën dhe pasagjer shtetasin Alban Begejën.
Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 7 aparate celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.