TIRANË- Edevaldo Haxhiu, personazh i njohur për policinë, nipi presidentit të FSHF-së Armando Duka, është arrestuar këtë të shtunë pasi në makinë iu gjet një pistoletë me krehër e municion luftarak. 39-vjeçari u kap në rrugën “Frang Bardhi”’ dhe në makinë iu gjet edhe një sasi kokaine.

Ai rezulton emër i njohur pasi ndihmoi që të fshihej bosin turk të kriptovalutave, Faruk Ozer, i arrestua më herët në vendin tonë. Edevaldo Haxhiu, nuk bashkëpunoi me policinë për të treguar vendndodhjen e Faruk Fatih Özer, i cilësuar si “bosi i kriptomonedhës” turke.

I arratisur nga Turqia me 2 miliardë dollarë që ua vodhi punonjësve të kompanisë së tij, themeluesi i Thodex, Faruk Fatih Ozer u arrestua nga policia shqiptare në gusht të 2022.

28-vjeçari turk u kap në Palasë të Himarës e bashkë me të u arrestua edhe Edevaldo Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që akuzohet se e ndihmonte të shumëkërkuarin që t’i fshihej autoriteteve. 

1709975191_edevaldohaxhiu.jpg

 

Edevaldo Haxhiu