Një 34-vjeçar në Kamëz është arrestuar nga policia pasi iu gjet një armë zjarri në makinën që lëvizte.
Odison Zguri u ndalua në fshatin Kasallë.
Gjatë kontrolleve të kryera në makinën tip “Volkswagen”, blutë sekuestruan armën e zjarrit që i riu e mbante pas leje së bashku me krehër dhe fishekë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në kuadër të kontrolleve të pandërprera dhe të mbështetura në informacionet e marra se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet, finalizuan operacionin policor të koduar “Moment”.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi O. Z., 34 vjeç, banues në Kamëz.
Në fshatin Kasallë, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Volksëagen”, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën 34-vjeçari e posedonte pa leje”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente









