Tiranë-Një 15 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi lëvizte me armë zjarri në Fushë-Mëzez.
Gjatë kontrollit fizik blutë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit dhe një dorezë metalike.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, bazuar në informacionet e marra se një i mitur qarkullonte me armë zjarri, në Fushë-Mëzez, kanë organizuar punën dhe finalizuar në kapjen e arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur A.K, 15 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 15-vjeçarit, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri dhe një dorezë metalike( përforcues grushti)", informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.