Lëvizte me armë zjarri në qytet, pranga të riut në Shkodër, për verifikim nga Policia edhe 10 persona të tjerë

Lëvizte me armë zjarri në qytet, pranga të riut në Shkodër, për verifikim nga Policia edhe 10 persona të tjerë

Foto Ilustruese

SHKODËR- Në vijim të zbatimit të planit të masave për "Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale", Policia e Shkodrës dhe Forcat "Shqiponja" kanë kryer kontrolle të befasishme në qytetin e Shkodrës.

Në prangat e policisë ka rënë 35-vjeçari, Fatjon Boshnjaku, banues në lagjen Qemal Stafa i cili qarkullonte në qytet me armë zjarri. Gjatë kapjes së tij, në flagrancë iu sekuestrua një armë tip Glock, me krehër dhe fishekë. 

Gjatë kontrolleve në lokalet e natës nga FNSH dhe policia lokale u shoqëruan për verifikim 10 persona.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Në vijim të zbatimit të planit të masave për "Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale", Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Forca e Posaçme "Shqiponja", efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura dhe nga FNSH Shkodër kanë kryer kontrolle të befasishme në qytetin e Shkodrës.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë. 

Në pranga poseduesi i saj.

Gjatë kontrolleve në lokalet e natës nga FNSH dhe policia lokale u shoqëruan për verifikim 10 persona.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, nga strukturat e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në D. V. P. Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër të mbështetur dhe nga FNSH Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi: 

- Fatjon Boshnjaku 35 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër 

Arrestimi i tij u bë pasi nga shërbimet e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e këtij shtetasi, në një çantë dore iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip Glock, me krehër dhe fishekë. 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faiku: 04/10/2018 18:51

    mos u bej merak se te nxjerr sokol lici nga burgu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja