Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi qarkullonte me automatik në Tiranë.

Në pranga ka rënë i riu me inicialet A.C.. Kanë qenë kalimtarët ato që kanë bërë denoncimin në Komisariat dhe gjatë kontrollit nga uniformat blu, 21-vjeçari e kishte fshehur armën në një çantë. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy krehëra dhe një sasi fishekësh. 

Mbi të riun rëndon akuza  “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.


Arma e sekuestruar, në pronësi të 21-vjeçarit