ELBASAN-Një 18-vjeçar është arrestuar pasi është kapur me duke udhëtuar një makinë luksoze 'Jaguar’ dhe dorezë hekuri me vete. Policia pas kontrollit të mjetit ka ushtruar kontroll edhe në banesën e 18-vjeçarit K. M., 18 vjeç në lagjen “Haxhias" të Elbasanit ku gjeti edhe një thikë dhe shkop bejsbolli.
Policia vuri në pranga 18-vjeçarin deri në sqarimin e plotë se për çfarë janë përdorur armët e ftohta që ai mbante me vete, ndërsa ka sekuestruar thikën, një shkop bejsbolli dhe një përforcues grushti (dorezë hekuri).
Ky arrestim ndodhi gjatë kontrollit të policisë për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo armë të ftohta.