Tiranë-Një 44 vjeçar nga Kamza është arrestuar nga policia, pasi lëvizte me pistoletë në rrugë.
Nga verifikimet e kryera i arrestuari kishte leje që armën ta mbante vetëm në banesë.
“Gjatë patrullimeve me objektiv garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” konstatuan shtetasin H. T., 44 vjeç, i cili lëvizte në rrugë, i armatosur me pistoletë.
Menjëherë, është bërë ndalimi i këtij shtetasi, i cili nga verifikimet e kryera, rezultoi se kishte autorizim për ta mbajtur armën e zjarrit, por vetëm në banesë”, informoi sot policia.
Blutë sekuestruan armën së bashku me municionin e saj.
Materialet procedurale ia referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.