TIRANË- Një 22 vjeçar është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Arbana”, pasi është kapur teksa qarkullonte me armë zjarri afër rrethrrotullimit të Teg-ut.
Në pranga ka rënë i riu Rigels Mema, banues në Arbanë. Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, 22 vjeçarit i janë gjetur edhe disa fara kanabisi. Ndërsa dyshohet se armën e zjarrit tip ‘pistoletë’ e mbante me qëllim për ta shitur.
Policia vijon punën për identifikimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.