Policia e Tiranës ka vënë në pranga Azemvllasi Elezi
Gjatë kërkesës për kontroll të makinës së M.M, ku ishte pasagjeri 34-vjeçari, ai nuk i është bindur policisë por ka tentuar të largohet.
Gjatë tentativës për tu larguar ka hedhur në tokë, një armë zjarri pistoletë, e cila është sekuestruar.
'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në Marqinet, kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin M. M., dhe pasagjer shtetasin A. E., 34 vjeç. Pasagjeri në momentin e ndalimit, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, por ka tentuar të largohej dhe gjatë tentativës për tu larguar ka hedhur në tokë, një armë zjarri pistoletë.'- njofton policia.
O noku ça do me thene. Lëvizte u armatosur.
Përgjigju