Lexohet zarfi i zi në BBV, ja çfarë vendimi merret për Luiz Ejllin

Lexohet zarfi i zi në BBV, ja çfarë vendimi merret për Luiz Ejllin

Shtëpia e BBV-së është përfshirë nga një sërë debatesh mbrëmjen e sotme, ku në fokus kishte përplasjen e Luizit me Kiarën, ndërkohë në shtëpi kishte mbërritur një zarf i zi, të cilin e lexoi Arbana Osmani.

Luizi Ejlli dhe konkurrentët e tjerë janë paralajmëruar se nëse ofendojnë njëri-tjetrin do të përjashtohen nga loja.

“Që nga ky moment askush nuk mund të thyejë më rregullat. Askush nuk mund të shkelë më të drejtat e njeriut. Ky është ultimatum final. Ky është paralajmërimi i fundit i Big Brother për çdo banor”, thuhej në zarfin e zi.

KUJTESË! ÇFARË NDODHI GJATË JAVËS?

Vëllai i Madh i dha një mision Ermionës gjatë javës. Ajo duhet të bindte vajzat që të mos kishin fare komunikim me djemtë dhe nëse do arrinte ta bëntë një gjë të tillë, ajo do surprizohej nga vajza e saj.

Ajo u tha vajzave se nëse ato do rezistonin duke mos u kominikuar djemëve, do kishin një avantazh në lojë.

Në fakt, avantazhi ishte vetëm për Ermionën, por ajo e tha këtë, si një mënyrë që vajzat të përqëndroheshin në lojë, pasi vetëm në atë mënyrë  mund të takonte vajzën e saj.

Ndonëse misioni nisi si një lojë në fillim dhe u shoqërua me batuta të shumta dhe të qeshura pafund, në fakt nuk përfundoi ashtu.

Djemtë e kuptuan që vajzat kishin si mision të mos flisnin fare me to. Ishte Luizi ai i cili bllokoi në lavamanin e tualetit Kiarën, duke mos i dhënë kësaj të fundit fare hapësirë për të lëvizur.

Kiara u shpreh se po i merrej fryma dhe kërkoi nga Luizi që ai ta linte të kalonte, por ai nuk e bëri një gjë të tillë. Për më tepër, edhe kur Kiara nisi të qante pasi kishte probleme me frymëmarrjen, ai vijoi ta mbante atë të bllokuar.

Kjo situatë u kthye  në “kaos” në shtëpi dhe krijoi debate dhe përplasje të forta mes Kiarës dhe Luizit, por jo vetëm.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vali: 01/03/2023 09:24

    O shqiperia e padrejtesise,përkrahni rrugacet,jepuni zemër dhe te drejte atyre femrave qe nuk e meritojnë,Zhaklina duhet te iki nga opioniste e beri big brodherin lemsh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet