Simon Nikolli, 41 vjeç nga Kallmeti ka humbur jetën pasi automjeti tip Mercedes Benz me të cilin ai udhëtonte doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal. Nga aksidenti mbetën të plagosur 2 pasagjerë të cilët udhëtonin me 41 vjecarin. Aksidenti ndodhi rreth orës 17 në aksin dytësor që lidh fshatin Ishull me superstradën.
Në një distancë minutash nga aksidenti i parë, një fugon ka përplasur një bicikletë ku udhëtonin babë e bir, e për pasojë ka mbetur i vdekur 14 vjecari Nikoll Ademi, ndërsa është plagosur rëndë edhe babai i tij. Aksidenti është shënuar në aksin dytësor që lidh superstradën me fshatin Rrile.